Përfaqësuesit e Bordit të Paqes të Trump pritet të hyjnë për herë të parë në Gazë

Përfaqësuesit e Bordit të Paqes të Trump pritet të hyjnë për herë të parë në Gazë
Përfaqësuesit e Bordit Ndërkombëtar të Paqes, i formuar nën mbështetjen e Presidentit Donald Trump, pritet të hyjnë për herë të parë në Rripin e Gazës në ditët e ardhshme. Kjo nismë përfshin edhe pjesëmarrjen e Shqipërisë dhe Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga televizioni publik izraelit KAN, i cili raporton se përfaqësuesit e Nickolay Mladenov, i emëruar nga Trump si përfaqësues i lartë i bordit për Gazën, kanë paraqitur një kërkesë zyrtare ushtrisë izraelite për hyrje në këtë enklavë palestineze.
Nëse vizita realizohet, ajo do të ishte e para që nga themelimi i Bordit të Paqes në fillim të këtij viti. Burime të brendshme të bordit, të cituara nga transmetuesi izraelit, kanë deklaruar se grupi palestinez Hamas “nuk ka kuptuar se duhet të çarmatoset”. Sipas tyre, vrasja e udhëheqësve të krahut të armatosur të grupit, Brigadat Al-Qassam, është “pjesë e procesit të çarmatosjes së Hamasit”.
Të martën e kaluar, sulmet izraelite në perëndim të Gazës kanë rezultuar në vdekjen e Mohammed Aëda, kreut të Brigadave Al-Qassam.
Sipas raportimeve, Mladenov ka paraqitur një plan me 15 pika për zbatimin e nismës së Trump në Gazë gjatë javës së kaluar. Ky plan parashikon edhe krijimin e një force shumëkombëshe të quajtur “Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit”, përfaqësuesit e së cilës pritet të vizitojnë Gazën gjatë muajit të ardhshëm.
SHBA pritet të përfshihet më shumë në zhvillimet e Gazës pasi tensionet me Iranin kanë qenë duke u zbutur, ndërsa kjo vizitë shihet si sinjali i parë i angazhimit të ri amerikan në rajon. Më 16 janar, Shtëpia e Bardhë ka miratuar strukturat e qeverisjes kalimtare për Gazën, ndërsa takimi i parë i Bordit të Paqes u mbajt më 19 shkurt në Uashington, në Institutin e Paqes të Shteteve të Bashkuara, nën udhëheqjen e Trump, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
Iniciativa është pjesë e fazës së dytë të planit 20-pikësh të Trump, i cili synon të jepte fund luftës në Gazë. Ky plan është mbështetur nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që daton nga nëntori i kaluar.
Lufta në Gazë ka filluar në tetor 2023, ndërsa sipas të dhënave palestineze, mbi 72 mijë palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 172 mijë të tjerë janë plagosur, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë.
Me pak fjalë
Përfaqësuesit e Bordit të Paqes të Trump pritet të bëjnë vizitën e tyre të parë në Gazë në ditët e ardhshme, pasi kanë kërkuar leje hyrjeje nga Izraeli. Ky hap konsiderohet si sinjali i parë i angazhimit të ri amerikan në rajon, ndërsa plani përfshin edhe krijimin e një force shumëkombëshe për stabilizim.
Personat e përmendur
- Donald Trump - Donald Trump
- Nickolay Mladenov - Nickolay Mladenov
- Edi Rama - Edi Rama
- Mohammed Aëda
Burimi i lajmit: opinion.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



