U përplas me grushta me 6 policë në protestën e dhunshme, kush është i riu “boksier” (VIDEO)

I riu që u përball me gjashtë efektivë të policisë gjatë protestës së dhunshme në Tiranë është Klevi Metaj.
Gazetari Eraldo Harlicaj raportoi në Top Channel se i riu është djali i një gazetareje, ndërsa babai i tij është efektiv policie me origjinë nga Gjirokastra. Kjo ka krijuar një simbolikë të fortë në media, pasi i ati i tij mban pikërisht uniformën e policisë me të cilën ai u përplas.
Ai u kthye në një nga personazhet më të komentuar të protestës pasi u shfaq në video duke u përballur i vetëm dhe me grushte ndaj gjashtë efektivëve të Forcave Kombëtare të Sigurisë (FNSH), të cilët po përdornin shkopinj gome.
Pas përplasjes dhe shoqërimit nga policia, ai mbeti i gjakosur dhe u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



