Përplasen dy makina në afërsi të Linit në Pogradec, 6 të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Përplasen dy makina në afërsi të Linit në Pogradec, 6 të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën nacionale Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Lin, ku dy automjete tip Toyota janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 6 persona, mes tyre edhe dy fëmijë. Ende nuk ka informacion të saktë mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë, e cila mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

The post Përplasen dy makina në afërsi të Linit në Pogradec, 6 të plagosur, mes tyre dy fëmijë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.