Përplasje fatale me kamionin, nënë e bir nga Shqipëria humbin jetën në Greqi

Përplasje fatale me kamionin, nënë e bir nga Shqipëria humbin jetën në Greqi

Një 43-vjeçare dhe djali i saj 24-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare, kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u përplas me një kamion.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:30, në aksin rrugor Amfipoli–Drama, pranë zonës Paleokomit, në Serres.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti i shqiptarëve është përplasur me një kamion, ndërsa rrethanat e sakta të aksidentit ende nuk janë bërë të ditura. Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë kanë humbur jetën nënë e bir.

Trupat e viktimave janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Serres. Ndërkohë, drejtuesi 57-vjeçar i kamionit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e emergjencës dhe autoritetet greke, ndërsa policia ka nisur hetimet për përcaktimin e plotë të shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.