Përplasje mes policisë dhe deputetëve të Partisë Mundësia

Përplasje mes policisë dhe deputetëve të Partisë Mundësia

Tensionet kanë vijuar pranë Kryeministrisë edhe pas shpërndarjes së turmës së protestuesve. Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dhe deputeti Erald Kapri janë përfshirë në një debat me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe efektivët e policisë.

Dy deputetët kanë kërkuar shpjegime nga Hita lidhur me përdorimin e forcës ndaj protestuesve dhe daljen e forcave RENEA, por efektivët nuk i kanë lejuar t’i afrohen drejtuesit të policisë dhe të kalojnë përtej kordonit.

Situata është tensionuar më tej, ndërsa gjatë përplasjes fizike, Shehaj dhe Kapri janë shtyrë nga punonjësit e policisë. Në një moment, ndaj deputetit Erald Kapri është përdorur spraj me piper djegës, duke e goditur në fytyrë.

Policia hedh spraj ndaj deputetëve të Partisë Mundësia! Përplasje para Kryeministrisë https://t.co/VVtTc71dPW

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 17, 2026

The post Përplasje mes policisë dhe deputetëve të Partisë Mundësia appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.