“Mbi 15 persona të arrestuar”, Ferhati bën bilacin e përplasjeve mes studentëve dhe policisë

“Mbi 15 persona të arrestuar”, Ferhati bën bilacin e përplasjeve mes studentëve dhe policisë

Gazetari Eni Ferhati ka folur në “Now” lidhur me protestën e ditës së sotme të zhvilluar që prej orës 14:00 para Ministrisë së Arsimit. Ai ka bërë të ditur se disa protestues janë futur në katin e parë të Bashkisë së Tiranës, ku kanë përdorur mjete piroteknike dhe flakadanë, duke shkaktuar zjarr.

Sipas tij, ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa numri i personave të shoqëruar në polici ka arritur në 15.

“Një pjesë e protestueve pasi u zhvendosën nga Rruga e Durrësit kanë arritur të futen në katin e parë, të brendshëm të Bashkisë së Tiranës atje ku janë përdorur mjete piroteknike, flakadanë, kapsollë për ti vendosur zjarrin katit të parë.

Nga ndërhyrja e policisë është bërë e mundur shuarja e flakëve në katin e parë të Bashkisë por dhe arrestimi i disa personave që kanë hyrë. Tashmë me shoqërimet edhe të disa personave të tjerë ka kaluar numri në 15 të shoqëruar. Mosha është e larmishme nuk janë vetëm studentë.

Raportohet që tani ka edhe shtëllunga tymi pranë Bibliotekës Kombëtare. Një pjesë e protestuesve janë ndarë në grupime të vogla dhe po sulmojnë pranë institucioneve të tjera”, tha Ferhati.

Gazetari Eni Ferhati ka raportuar se protestuesit janë ndarë në grupe të vogla, duke sulmuar institucione dhe biznese të ndryshme duke regjistruar dëmtime të shumta.

“Ka dhe biznese që janë dëmtuar, më së shumti një zyrë e një institucioni financiar, i shkatërruar plotësisht. Në pamje shihet që personi që ka ndërhyrë brenda i maskuar ka tentuar të marrë para nga bankomati. Ky ishte një ndër momentet që policia u detyra të ndërhynte me forcë sepse kjo godinë ndodhet ngjitur me një ambasadë dhe mund të rrezikonte sigurinë e godinës.

Ka edhe biznese të tjera me xhama të thyer, kamera sigurie të dëmtuara, por ka pasur dëme edhe në infrastrukturën rrugore”, theksoi ai.

Ferhati shtoi se pavarësisht nisjes së qetë, tensionet u shfaqën që në minutat e para të tubimit

“Mendoj që organizatorët e protestës nisi normale, e qetë por që në minutat e parë është parë një tendencë për të kaluar në dhunë”, tha ai.

The post “Mbi 15 persona të arrestuar”, Ferhati bën bilacin e përplasjeve mes studentëve dhe policisë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.