Masa e pezullimit nga detyra, Gjykata lë në fuqi masën për Ballukun

Masa e pezullimit nga detyra, Gjykata lë në fuqi masën për Ballukun

Gjykata e Posaçme ka lënë sërish në fuqi masën ndaj Belinda Ballukut, pasi ajo kërkoi heqjen të masës së pezullimit nga detyra.

Mbrojta e Ballukut, pretendon se nuk ka më objekt, për masën e pezullimit dhe po ashtu sipas mbrojtjes ka kaluar afati 3 mujor.

Më herët gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Miliana Muça, ka marrë në shqyrtim kërkesën për heqjen e masës së pezullimit dhe e ka lënë më fuqi.

Nga ana tjetër në datën 9 prill në Gjykatën e Lartë një trupë tjetër gjyqësore do të dëgjojë avokatët që insistojnë edhe heqjen e masës së sigurisë ndalim për të dalë jashtë vendit të deputetes Balluku.