Plagoset me thikë një 60-vjeçar në Korçë, policia kap autorin e dyshuar

Plagoset me thikë një 60-vjeçar në Korçë, policia kap autorin e dyshuar

Një 60-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e sotme në qytetin e Korçës, pas një konflikti me një 65-vjeçar. Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të postës, ku 65-vjeçari, i identifikuar me inicialet N.H., dyshohet se ka goditur me mjet prerës 60-vjeçarin pas një konflikti të çastit mes tyre.

Si pasojë e goditjes, i plagosuri ka marrë një dëmtim të lehtë në zonën e qafës. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur kapjen e të dyshuarit. Ndërkohë, vijojnë veprimet procedurale për arrestimin e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.

The post Plagoset me thikë një 60-vjeçar në Korçë, policia kap autorin e dyshuar appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.