Plagoset me armë zjarri 22-vjeçari në Tiranë autori në kërkim

Një 22-vjeçar është plagosur me armë zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në Tiranë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00, në rrugën “Medar Shtylla”. Sipas informacioneve paraprake të Policisë, i dyshuari për plagosjen është një 28-vjeçar, i identifikuar me inicialet S. Z. (T.).
I plagosuri, me inicialet E. Z., është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, 28-vjeçari është shpallur në kërkim nga Policia, e cila vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
The post Plagoset me armë zjarri 22-vjeçari në Tiranë autori në kërkim appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



