Plagosje me armë zjarri në Shkozë, identifikohet dhe shpallet në kërkim 43-vjeçari

Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në zonën e Shkozës në Tiranë, pas një konflikti që dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Sipas Policisë së Tiranës, ngjarja është regjistruar rreth orës 22:00, në rrugën “Hulo Hajderi”, ku shtetasi D. L., rreth 45 vjeç, është plagosur me armë zjarri.
I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë nisur veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Nga veprimet hetimore është identifikuar si autor i dyshuar shtetasi Evis Qose, 43 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.
Sipas policisë, 43-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj D. L. pas një konflikti për motive të dobëta.
Forcat e policisë vijojnë kontrollet për kapjen e të dyshuarit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
The post Plagosje me armë zjarri në Shkozë, identifikohet dhe shpallet në kërkim 43-vjeçari appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



