Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 54-vjeçari paraqitet në spital

Një 54-vjeçar dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë në rrugën “Josif Pashko” në Tiranë.
Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi me inicialet G. A. është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital mëngjesin e 14 tetorit, rreth orës 06:50. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
The post Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 54-vjeçari paraqitet në spital appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



