Policia e Malit të Zi dëbon 87 serbë me precedent kriminal para samitit BE-Ballkan

Policia e Malit të Zi dëbon 87 serbë me precedent kriminal para samitit BE-Ballkan
Një grup prej 87 personash me precedent kriminal u dëbuan nga aeroporti i Tivatit, pasi kishin arritur me një fluturim çarter nga Beogradi, në prag të samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që mbahet në këtë qytet bregdetar.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë malazeze dhe Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB), prania e këtyre personave në territorin e Malit të Zi paraqiste një rrezik të lartë për sigurinë kombëtare, duke justifikuar kështu vendimin për ndalimin e hyrjes sipas Ligjit për të Huajt.
“Pas procedurës së zhvilluar dhe masave të ndërmarra, me vendim të Drejtorisë së Policisë, për 87 persona të gjinisë mashkullore, është ndaluar hyrja në Mal të Zi. Ata u kthyen me të njëjtin fluturim në Republikën e Serbisë, ndërsa do të inicihet nxjerrja e vendimit për ndalimin e hyrjes edhe në periudhën e ardhshme”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Policia malazeze njoftoi se, në kuadër të aktiviteteve të shtuara për sigurinë gjatë samitit, janë kryer kontrolle të shtuara kufitare në aeroportin e Tivatit. Fluturimi çarter Beograd–Tivat, me të cilin kishin udhëtuar këta persona, u vëzhgua dhe u vënë nën kontroll të rreptë.
“Shërbimet e sigurisë identifikuan me kohë personat me interes për sigurinë dhe, në përputhje me kompetencat ligjore, ndërmorën masat përkatëse për të pamundësuar qëndrimin e tyre në territorin e Malit të Zi”, shtohet në njoftim.
Vendimi për ndalimin e hyrjes u bazua në të dhënat operative dhe inteligjencën që tregojnë se prania e këtyre personave mund të kërcënonte stabilitetin gjatë mbajtjes së samitit.
Me pak fjalë
Policia e Malit të Zi dëboi 87 serbë me precedent kriminal, të cilët kishin arritur me fluturim çarter nga Beogradi në Tivat, në prag të samitit BE-Ballkan. Vendimi u justifikua me rrezikun për sigurinë kombëtare, ndërsa kontrollet e shtuara kufitare u intensifikuan gjatë këtij eventi ndërkombëtar.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



