Policia ndërhyn me autobot pas zjarrit të vendosur te Ministria e Drejtësisë, goditen me fishekzjarre efektivët

Policia ndërhyn me autobot pas zjarrit të vendosur te Ministria e Drejtësisë, goditen me fishekzjarre efektivët

Forcat e policisë kanë mbërritur pranë Ministrisë së Drejtësisë, pas zjarrit të vendosur në ambientet e këtij institucioni nga protestuesit.

Në vendngjarje po hidhen mjete piroteknike, ndërsa situata paraqitet e tensionuar. Në zonë ka mbërritur autoboti me ujë, i shoqëruar nga një numër efektivësh policie, me qëllim shpërndarjen e protestuesve.

Ndërkohë, protestuesit kanë qëlluar në drejtim të forcave të policisë me fishekzjarrë, gurë dhe flakadanë, duke vështirësuar ndërhyrjen e efektivëve dhe menaxhimin e situatës.

The post Policia ndërhyn me autobot pas zjarrit të vendosur te Ministria e Drejtësisë, goditen me fishekzjarre efektivët appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.