Policia në Vushtrri në dy raste të ndara sekuestron dy armë zjarri

Policia në Vushtrri në dy raste të ndara sekuestron dy armë zjarri

Njësitet policore në Vushtrri, gjatë aktiviteteve të tyre operative e hetimore, në dy raste të ndara kanë sekuestrimit dy armë zjarri.

Në rastin e parë, gjatë realizimit të një pike kontrolli nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSh), gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje. Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme procedurale, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në rastin e dytë, hetuesit policorë, gjatë hetimeve që ndërlidhen me një rast të dhunës në familje, te i  dyshuari kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë (fishekë, një boks hekuri dhe një thikë.

Me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor./Gazeta10