Policia rrethon të riun në Tiranë, humb ndjenjat pasi u thotë efektivëve se nuk ishte protestues (VIDEO)

Një tjetër incident është shënuar në rrugët e Tiranës, ku policët kanë rrethuar një të ri. Ai është ndier keq dhe u ka thënë efektivëve se nuk ishte protestues, ndërsa pak çaste më pas ka humbur ndjenjat.
Sipas informacioneve, policët i kanë marrë telefonin për të parë nëse kishte mesazhe që lidhen me pjesëmarrjen në protestë.
Ndërkohë, sipas burimeve, personi në fjalë është i njëjti që pati një incident me protestuesit disa ditë më parë, kur njëri prej tyre e goditi me grusht.
“Jam student, jo protestues”! I riu frikësohet para forcave të shumta të policisë https://t.co/L5ckT5JdpY
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 17, 2026The post Policia rrethon të riun në Tiranë, humb ndjenjat pasi u thotë efektivëve se nuk ishte protestues (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



