Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin protestuesit (LIVE)

Para kryeministrisë dhe Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” situata është e qetë, ndërsa policia është shpërndarë në disa zona të Tiranës, ku ka grumbullime të grupeve të protestuesve.
Në disa rrugë policia ka ndjek protestues dhe se ka nisur shoqërimi i tyre në komisariate.
Protestuesit kanë ndezur një zjarr te Gjykata e Lartë në Tiranë, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe 2 automjete. Flakët kanë përfshirë ambiente të katit të parë të kësaj gjykate.
Disa nga protestuesit, pasi i vunë zjarrin Gjykatës së Lartë, u kthyen sërish në shesh.
Por, forcat e rendit reaguan menjëherë duke avancuar me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome, shkruan A2.
Protestuesit u larguan duke zbrazur sheshin. (A2 Televizion)
20:30 – Është përshkallëzuar situata në protestën e sotme në kryeqytet, me përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë mbërritur në bulevardin dëshmorët e kombit pranë kryeministrisë, duke qëlluar me gurë drejt efektivëve.
Mjetet e policisë po hedhin ujë me presion në sasi të mëdha drejt turmës, ndërsa shtëllunga të dendura gazi lotsjellës kanë mbuluar të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



