Presidenti Begaj reagon për protestat: Dënon dhunën dhe përdorimin e forcës, fton në dialog

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar publikisht lidhur me përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave të fundit në vend, duke u bërë thirrje të gjitha palëve për përgjegjësi, vetëpërmbajtje dhe respektim të kuadrit ligjor.
Përmes një deklaratë zyrtare, Kreu i Shtetit nëliron se e drejta për protestë paqësore përbën një nga shtyllat kryesore të demokracisë dhe se është detyrim i shtetit për ta garantuar atë. Megjithatë, Presidenti Begaj theksoi se pakënaqësia nuk mund të shprehet përmes acteve të dhunshme.
Nga ana tjetër, Begaj u ndal edhe te reagimi i autoriteteve policore, duke nëvizuar se ndërhyrja e policisë duhet të mbetet rreptësisht brenda kufijve të ligjit dhe parimit të proporcionalitetit.
“Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim,” u shpreh Presidenti, duke nëvizuar se në këto momente vendit i nevojitet më shumë përgjegjësi nga të gjithë aktorët.
Në përmbyllje të mesazhit të tij, Kreu i Shtetit u shpreh i gatshëm për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve dhe bëri me dije se zyra e tij mbetet e hapur për çdo të ri e qytetar që kërkon dialog dhe dëshiron të kontribuojë për të mirën e vendit.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



