Rama prezanton risitë e Diellës në e-Albania: Deri në 19 shërbime, identifikim edhe përmes syve

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë në një lidhje live në mediat sociale ka prezantuar për zhvillimin e shërbimeve digjitale në e-Albania dhe risitë që sjell Diella.
Mësohet se Diella do të ofrojë deri në 19 shërbime, ndërsa një tjetër risi është identifikimi përmes syve, që synon të lehtësojë ndërveprimin e qytetarëve me platformën.
“Diella kalon në një pozicion shumë aktin i bën më shpejt gjërat dhe duhet të presësh vetëm pak minuta që të vijë i gjithë shërbimi. Kemi një komponent shumë të rëndësishëm në e-Albania 4.0 që kanë në të bëjë me pensionistët, Diella është vetëm një klik larg dhe gjeneron deri në 19 shërbime.
Është shumë e rëndësishme edhe identifikimi me sy, që lehtëson shumë ndërveprimin me e-Albania. Ka edhe surpriza të tjera në vijim. Por, sot ramë dakord që t’u themi të gjithëve që prezantohuni me fuqitë e reja të Diellës dhe e keni e-Albanian në dispozicionin tuaj me vetëm një komandë të thjeshtë dhe Diella bën të gjithë shërbimin”, u shpreh kryeministri.
The post Rama prezanton risitë e Diellës në e-Albania: Deri në 19 shërbime, identifikim edhe përmes syve appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



