Protesta e djeshme në Tiranë, policia vendos 36 gjoba për bllokimin e rrugës

36 masa administrative janë vendosur ndaj disa protestuesve, të cilët gjatë zhvillimit të protestës së djeshme kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.
Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, sipas pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 36 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.
Sipas njoftimit të Policisë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e rrugës, protestuesit nuk u janë bindur këtyre thirrjeve. Për secilin është vendosur masa e gjobës në vlerën 5 000 lekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
The post Protesta e djeshme në Tiranë, policia vendos 36 gjoba për bllokimin e rrugës appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



