Protesta minutë pas minute në Tiranë (VIDEO)

Protesta minutë pas minute në Tiranë (VIDEO)

Forcat e Policisë kanë ndërhyrë sërish mbrëmjen e sotme për shpërndarjen e protestuesve në Tiranë, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Gazetari i A2 CNN Marjo Brakaj raporton se pas ndërhyrjes së forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivëve “Shqiponja”, bulevardi është liruar nga protestuesit, ndërsa pjesa më e madhe e turmës është përqendruar në zonën e Parkut Rinia.

Pasi u shpërndanë nga bulevardi nga policia, protestuesit kanë vijuar lëvizjen në rrugët e Tiranës. Ata po u vënë flakën koshave të mbeturinave, ndërsa në këto momente, kur ora shënon 20:00, i kanë vënë flakën edhe një kioske në zonën e 9-katësheve në Tiranë.

Po ashtu, një zjarr i madh është ndezur në mes të rrugës, në zonën pas 15-katëshit, ku protestuesit u kanë vënë flakën disa sendeve.

Vijojnë tensionet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa protestuesit janë vendosur pasditen e kësaj të premteje në sheshin para Kryeministrisë.

Disa prej tyre kanë hedhur kapsolla dhe fishekzjarrë, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me autobotet me ujë dhe gaz lotsjellës duke i larguar ata.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.