Protesta, të rinjtë futen në Universitetin e Arteve dhe në Fakultetin e Drejtësisë, bojkotojn mësimin studentët e Gjuhëve të Huaja

Ka nisur dita e 21 e protestës së studentëve, teksa të rinjtë vijojnë thirrjet për bojkotim të mësimit.
Një grup protestuesish është futur në ambientet e Universitetit të Arteve, ku u është drejtuar studentëve me thirrjen “Bashkohuni me ne!”. Ata kanë kërkuar bojkotimin e procesit mësimor dhe bashkimin e studentëve me protestën që vijon prej 21 ditësh.
Më pas, protestuesit janë zhvendosur në Fakultetin e Drejtësisë, ku kanë vijuar thirrjet për mobilizim dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja kanë bojkotuar procesin mësimor. Ata janë larguar nga auditorët dhe kanë nisur marshimin protestues, në shenjë kundërshtimi ndaj situatës së krijuar.
Gjatë marshimit, të rinjtë kanë brohoritur slogane si “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Bashkohuni me ne”, “Erdhën studentët” dhe “Poshtë patronazhistët”.
The post Protesta, të rinjtë futen në Universitetin e Arteve dhe në Fakultetin e Drejtësisë, bojkotojn mësimin studentët e Gjuhëve të Huaja appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



