Protesta e studentëve, deputetët e PD në Komisionet Parlamentare: Zgjidhja e krizës është largimi i Ramës

Deputetët e Partisë Demokratike në të gjitha Komisionet Parlamentare që kanë zhvilluar këtë të hënë kanë mbajtur një qëndrim, në mbështetje të protestës së studentëve. Deputetët demokratë gjatë mbledhjeve kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj protestuesve teksa e kanë cilësuar si dhunë të regjistruar me urdhër politik.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se sipas tyre zgjidhja e krizës së rëndë politike, ekonomike dhe sociale në të cilën është zhytur vendi, është largimi i kryeministrit Edi Rama. Ata gjithashtu theksojnë se duhet të krijohet një qeveri kujdestare, që do të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Prokuroria e Tiranës nis hetim për dëmtimin e Erjon Vishkullit, hetime edhe për dhunën e policisë në protestaThe post Protesta e studentëve, deputetët e PD në Komisionet Parlamentare: Zgjidhja e krizës është largimi i Ramës appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



