Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-së për Euronews: Qytetarët ta shprehin qëndrimin e tyre në mënyrë të ligjshme

Burime të Euronews Albania nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të pyetura lidhur me situatën e krijuar gjatë protestës në Tiranë, theksojnë rëndësinë e zhvillimit të protestave në mënyrë të ligjshme dhe paqësore.
“Nxisim qytetarët që marrin pjesë në protesta ta shprehin qëndrimin e tyre në mënyrë të ligjshme dhe paqësore. Aktet e dhunës nuk janë pjesë e angazhimit qytetar”, thuhet në përgjigjen e përcjellë nga burimet e Euronews Albania.
The post Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-së për Euronews: Qytetarët ta shprehin qëndrimin e tyre në mënyrë të ligjshme appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



