Protesta në Tiranë, Avokati i Popullit dërgon ekip në Spitalin e Traumës

Protesta në Tiranë, Avokati i Popullit dërgon ekip në Spitalin e Traumës

Një ekip i Avokatit të Popullit ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë për të takuar personat e lënduar gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit.

Përfaqësuesit e institucionit po mbledhin dëshmi nga personat e lënduar dhe stafi mjekësor, me qëllim dokumentimin e rrethanave të ngjarjes dhe pasojave të protestës.

Prej disa orësh në Tiranë vijon protesta e nisur fillimisht para Ministrisë së Arsimit dhe e përhapur më tej ne disa zonë të kryeqytetit. Të paktën 13 persona kanë mbetur të lënduar nga përplasjet në këtë protestë.

The post Protesta në Tiranë, Avokati i Popullit dërgon ekip në Spitalin e Traumës appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.