Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: Në urgjencë po marrin trajtim 3 protestues dhe 2 efektivë policie

Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: Në urgjencë po marrin trajtim 3 protestues dhe 2 efektivë policie

Lidhur me personat e lënduar nga protesta e ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht po marrin trajtim në urgjencë 3 protestues dhe 2 efektivë policie.

Nga njoftimi zyrtar thuhet se të gjithë pacientët janë koshient dhe të vetëdijshëm dhe gjendja shëndetësore e tyre paraqitet e mirë.

Më tej, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga kjo protestë nuk ka asnjë person që të ketë humbur jetën.

Nga ana tjetër po vijon situata e tensionuar në Rrugën e Durrësit, ku disa protestues janë spostuar pranë sheshit “Skënderbej”. Për shkak të ndezjes së zjarreve kanë marrë flakë edhe pemët ngjitur me Muzeun Historik Kombëtar.

The post Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: Në urgjencë po marrin trajtim 3 protestues dhe 2 efektivë policie appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.