Protesta në Tiranë, ministrja e Shëndetësisë: 7 persona po trajtohen te Trauma, mes tyre 4 protestues

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodjana Spahiu përmes një video mesazhi bëri me dije spitalin e Traumës vijojnë të marrin trajtim shtatë persona, ndërsa disa të tjerë janë larguar pas marrjes së ndihmës mjekësore.
Spahiu tha se në Spitalin Universitar të Traumës po trajtohen aktualisht një punonjëse policie, katër protestues dhe dy kalimtarë. Të shtatë personat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, nga i njëjti spital janë larguar pasi kanë marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor gjashtë efektivë të forcave speciale, dy përfaqësues të medias dhe katër kalimtarë.
Edhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë marrë trajtim mjekësor persona të lënduar gjatë protestës, bëri me dije ministrja e Shëndetësisë.
The post Protesta në Tiranë, ministrja e Shëndetësisë: 7 persona po trajtohen te Trauma, mes tyre 4 protestues appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



