Protestë para Kryeministrisë, të rinjtë gjuajnë topa futbolli (VIDEO)
Edhe këtë të diele, qytetarë dhe të rinjë janë mbledhur në proteste para godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta, e cila është shoqëruar me thirrje të herëpashershme kundër qeverisë, ka marrë një kthesë tjetër.
Siç shihet qartë nga pamjet në terren, në një shenjë simbolike të pakënaqësisë, disa nga protestuesit kanë vendosur të gjuajnë me topa futbolli në drejtim të godinës së Kryeministrisë.
Forca të shumta të policisë janë pozicionuar rreth perimetrit të institucionit për të garantuar rendin dhe sigurinë, ndërkohë që tubimi ka vijuar pa përplasje ndryshe nga protestat e mëparshme.
The post Protestë para Kryeministrisë, të rinjtë gjuajnë topa futbolli (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.