Dita e 17-të e protestës studentore, nis marshimi i të rinjve nga Parlamenti drejt Ministrisë së Arsimit

Ka nisur marshimi i studentëve nga Parlamenti drejt Ministrisë së Arsimit, ku prej 17 ditësh ata kërkojnë në mënyrë të panegociueshme dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, një ditë më parë, studentët njoftuan për zhvillimin e një tubimi para Parlamentit, në të njëjtën orë me nisjen e seancës plenare, por numri i të rinjve që iu bashkuan protestës ishte i ulët.
Sakaq, ashtu si një ditë më parë, kryeministri Edi Rama e përsëriti edhe këtë mëngjes ftesën për dialog me studentët, të cilët e kanë refuzuar.
Kujtojmë se protesta studentore është shoqëruar me përplasje, tensione, shoqërime në polici dhe të lënduar. Gjithashtu, protestës i janë bashkuar edhe pedagogët, të cilët kanë njoftuar gjithashtu bojkotimin e mësimit në universitete.
Ndërkohë, pas mbërritjes te Ministria e Arsimit, mbetet për t’u parë nëse studentëve që po marshojnë nga Parlamenti do t’u bashkohet edhe grupi tjetër i protestuesve.
The post Dita e 17-të e protestës studentore, nis marshimi i të rinjve nga Parlamenti drejt Ministrisë së Arsimit appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



