Protestuesit ribashkohen dhe marshojnë sërish drejt Kryeministrisë, kordoni i policisë nuk i lejon të afrohen te godina

Protestuesit ribashkohen dhe marshojnë sërish drejt Kryeministrisë, kordoni i policisë nuk i lejon të afrohen te godina

Vetëm disa minuta pasi u shpërndanë nga policia, protestuesit janë ribashkuar sërish dhe kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë.

Sipas pamjeve, në sfond dëgjohen gjithashtu thirrjet e protestuesve: “Rama, jep dorëheqjen!”. Ndërkohë, policia ka vendosur perimetrin e sigurisë, duke mos i lejuar protestuesit të shkojnë drejt godinës.

Pas refuzimit të protestuesve për të kaluar nga Kryeministria dhe jo në trotuar, policia ka përdorur spraj me piper ndaj tyre.

The post Protestuesit ribashkohen dhe marshojnë sërish drejt Kryeministrisë, kordoni i policisë nuk i lejon të afrohen te godina appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.