Protestuesit shpërndahen nëpër rrugë, policia vijon kontrollet në terren

Forcat operacionale të Policisë vijojnë patrullimet në disa zona të Tiranës, me qëllim identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar për përfshirje në incidentet e regjistruara gjatë protestës.
Sipas raportimeve, deri më tani policia nuk ka arritur të identifikojë se ku janë zhvendosur grupet e protestuesve. Ndërkohë, nga pamjet e fundit, protesta duket se është shpërndarë, por efektivët vijojnë të qëndrojnë në terren.
Gazetari Eni Ferhati raporton se disa persona janë shoqëruar në komisariate pas incidenteve të regjistruara pranë Ministrisë së Arsimit, ku pati hedhje molotovësh dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Pas disa thirrjeve përmes megafonëve dhe përdorimit të autobotëve me ujë, policia arriti të shpërndajë turmën, duke i larguar protestuesit nga perimetri i sigurisë së përcaktuar.
Ndërkohë, kontrollet dhe patrullimet e forcave të rendit vijojnë.
The post Protestuesit shpërndahen nëpër rrugë, policia vijon kontrollet në terren appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



