Protestuesit tentojnë të vandalizojnë makinën zjarrfikëse, ndërhyn një vajzë me flamurin shqiptar

Një incident tjetër është shënuar gjatë protestës, këtë herë pranë godinës së Parlamentit. Disa protestues kanë rrethuar një makinë zjarrfikëse, me tentativa për ta vandalizuar.
Në këtë moment ka ndërhyrë një grup tjetër protestuesish, në krye të të cilit ishte një vajzë që mbante flamurin shqiptar. Ajo i ka ndaluar, duke u thënë se mjeti dhe punonjësit nuk duheshin prekur, pasi bëhej fjalë për zjarrfikësit e Shqipërisë.
Ndërkohë, një prej protestuesve ka hipur mbi mjetin zjarrfikës, ndërsa një tjetër e ka goditur atë.
The post Protestuesit tentojnë të vandalizojnë makinën zjarrfikëse, ndërhyn një vajzë me flamurin shqiptar appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



