Protestuesit ultimatum Ramës: Nëse nuk jep dorëheqjen, presidenti të shpërndajë Parlamentin

Protestuesit i kanë lënë afat kryeministrit Edi Rama deri nesër, në orën 13:00, për të dhënë dorëheqjen.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, protestuesit njoftojnë se do të protestojnë sërish ditën e enjte.
Ndërsa paralajmërojnë kryeministrin Rama se, nëse nuk jep dorëheqjen deri në orën 13:00, ata do t’i drejtohen Presidencës, ku do të kërkojnë shpërndarjen e Parlamentit./Vizionplus.tv
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



