Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, policia tërhiqet nga bulevardi

Me thirrjet “Policia është me ne”, protestuesit janë zhvendosur drejt Kryeministrisë, pas tërheqjes së efektivëve të Policisë së Shtetit dhe autobotëve që qëndruan për më shumë se katër orë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Protestuesit e kanë mirëpritur hapësirën e krijuar për të marshuar drejt Kryeministrisë, ndërsa autoboti me ujë vijon të qëndrojë në krah të institucionit.
Me duartrokitje dhe thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, protestuesit janë pozicionuar tashmë përpara godinës së Kryeministrisë.
Zhvendosja vjen pas bisedimeve të zhvilluara në mënyrë paqësore mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Ndërkohë, uniformat blu kanë vendosur një kordon përpara institucionit, ndërsa deri në këto momente nuk raportohen incidente.
The post Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, policia tërhiqet nga bulevardi appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



