Publikohen pamjet e Altin Ndocit duke u arratisur nga Spitali i Durrësit

Janë publikuar pamjet nga  arritja e Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit. Ndoci shihet teksa po vrapon për tu larguar dhe i veshur tërësisht me rroba të zeza. Altin Ndoci që prej vitit 2020 mbahej i izoluar në burgun e Durrësit me urdhër të SPAK. Ai u shoqërua sot për në spital për të kryer […]

Publikohen pamjet e Altin Ndocit duke u arratisur nga Spitali i Durrësit

Janë publikuar pamjet nga  arritja e Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit. Ndoci shihet teksa po vrapon për tu larguar dhe i veshur tërësisht me rroba të zeza.

Altin Ndoci që prej vitit 2020 mbahej i izoluar në burgun e Durrësit me urdhër të SPAK. Ai u shoqërua sot për në spital për të kryer vizita mjekësore nga 5 efektivë të Burgjeve, 2 prej të cilëve e shoqëruan brenda.

Ai kërkoi të shkonte në tualet, më pas goditi me grusht një prej efektivëve dhe u largua nga kati i 3-të nëpërmjet shkallëve. Një prej efektivëve që e ka ndjekur pas, ka qëlluar në ajër për ta trembur, por Ndoci është larguar nga ku dyshohet se një “Audi A7” e priste në zonën e parkimit.