Qeveria miraton vendimin, ndërpritet tregtimi i rrymës me kompanitë nga Serbia

  • Ndaje
Qeveria miraton vendimin, ndërpritet tregtimi i rrymës me kompanitë nga Serbia

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin, për ndalimin e tregtimit të rrymës me kompanitë nga Serbia, përkatësisht blerjen,

Kabineti qeveritar votoi pro këtij propozimi, raporton Klankosova.tv

Në fillim të mbledhjes, Kurti tha se kjo masë vjen si përgjigje ndaj bllokimit të linjave ndërkufitare për tregtim të energjisë nga ana e Serbisë.

“Në këtë mbledhje do të kemi tri vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e energjisë. Së pari, do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe, si masë e parë ndaj Serbisë, për bllokimin e linjave ndërkufitare për tregtim, e cila mund të përshkallëzohet në të ardhmen nëse nuk ka reflektim.” /Klankosova.tv

The post Qeveria miraton vendimin, ndërpritet tregtimi i rrymës me kompanitë nga Serbia appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.


0 lexime 0 sot