QMK: Një veturë është përplasur në hekurudhën Veles-Gradsko, dy të plagosur janë nxjerrë në një operacion shpëtimi

Sipas njoftimit të Qendra për Menaxhimin e Krizave, dje një automjet është përplasur në hekurudhë, dy persona janë nxjerrë nga vetura e pasagjerëve pasi ka dalë nga rruga rajonale Veles-Gradsko dhe ka ngecur në hekurudhën e afërt, njëri prej personave ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhej në mjetin e bllokuar në binarët hekurudhor, transmeton […]

QMK: Një veturë është përplasur në hekurudhën Veles-Gradsko, dy të plagosur janë nxjerrë në një operacion shpëtimi

Sipas njoftimit të Qendra për Menaxhimin e Krizave, dje një automjet është përplasur në hekurudhë, dy persona janë nxjerrë nga vetura e pasagjerëve pasi ka dalë nga rruga rajonale Veles-Gradsko dhe ka ngecur në hekurudhën e afërt, njëri prej personave ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhej në mjetin e bllokuar në binarët hekurudhor, transmeton Portalb.mk.

Nga aty thonë se automjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme, pas së cilës ekipet e tyre në një operacion të shpejtë shpëtimi kanë nxjerrë dy personat e lënduar.

Aksioni duhej të përfundonte në një kohë të caktuar, pra deri në kalimin e radhës së trenit në këtë pjesë të hekurudhës.

“Aksioni ishte i kufizuar me kohë. Përveç zjarrfikësve, në terren kanë ndërhyrë edhe policia, ndihma emergjente mjekësore dhe ekipet e AMSM dhe NP “Hekurudhat e Maqedonisë”, thotë QMK.

Sipas njoftimit të QKM-së, njëri prej personave ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhej në mjetin e bllokuar në binarët hekurudhorë.

“Automjeti i dëmtuar është dashur të hiqet shpejt nga shina deri në kalimin e radhës të trenit Veles-Gradsko, gjegjëaiaht në mes të orës 15:00 dhe 17:30”, njofton QMK.

Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Velesit.