Radhë kilometrike, kamionët pritën me orë të tëra në doganën e Vërmicës

Radhë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë raportohet se u krijuan mbrëmë në rrugën Morinë-Vërmicë, në drejtim nga Shqipëria drejt Kosovës. Siç raporton A2CNN, drejtuesit e mjeteve të rënda bën të ditur se pritjet zgjatën me orë, ndërsa theksuan se situata të tilla janë pothuajse të shpeshta. Sipas tyre, ndër arsyet kryesore të vonesave

Radhë kilometrike, kamionët pritën me orë të tëra në doganën e Vërmicës
Radhë kilometrike, kamionët pritën me orë të tëra në doganën e Vërmicës

Radhë kilometrike, kamionët pritën me orë të tëra në doganën e Vërmicës

Radhë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë raportohet se u krijuan mbrëmë në rrugën Morinë-Vërmicë, në drejtim nga Shqipëria drejt Kosovës.

Siç raporton A2CNN, drejtuesit e mjeteve të rënda bën të ditur se pritjet zgjatën me orë, ndërsa theksuan se situata të tilla janë pothuajse të shpeshta.

Sipas tyre, ndër arsyet kryesore të vonesave janë puna e ngadaltë në doganën e Vërmicës, rëniet e herëpashershme të sistemit, si dhe koha e ndërrimit të doganierëve.

Përveç vonesave në dorëzimin në kohë të mallrave, pritjet e gjata në kufi po krijojnë stres të shtuar për transportuesit, të cilët duhet të përballen edhe me temperaturat e ulëta të orëve të mbrëmjes.