Reagojnë nga OVL-UÇK pasi Kurti e përmendi Thaçin: Të gjithë t’kanë faj ty, lësho rrugë të zgjedhet një kryeministër i unitetit

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, i ka thënë kryeministrit Albin Kurti që të “lëshojë rrugë për t’u zgjedhur një kryeministër i unitetit”. Ky reagim i tij vjen pasi kryeministri Albin Kurti tha në konferencë se për shkak të një zotimi të […]

Reagojnë nga OVL-UÇK pasi Kurti e përmendi Thaçin: Të gjithë t’kanë faj ty, lësho rrugë të zgjedhet një kryeministër i unitetit

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, i ka thënë kryeministrit Albin Kurti që të “lëshojë rrugë për t’u zgjedhur një kryeministër i unitetit”.

Ky reagim i tij vjen pasi kryeministri Albin Kurti tha në konferencë se për shkak të një zotimi të njëanshëm të Hashim Thaçit ndaj NATO-s në kohën kur ishte kryeministër, ne nuk kemi ushtri të Kosovës në veri të vendit.

Klinaku i thotë Kurtit se të gjithë i kanë faj atij edhe “Thaçi që është në burg”.

“Të gjithë t’kanë faj ty, e edhe Thaçi në burg, e mundohesh ta mashtrosh publikun duke mos i treguar se Kosova është shtet mbi bazën e pakos së Ahtisaarit e që edhe ti je kryeministër i saj”, ka qenë reagimi i Klinakut.

Sipas tij, Serbia nuk i frikësohet një kryeministri përçarës dhe shkelës i shtresave të ndryshme të shoqërisë.

“Serbia nuk i frikësohet një kryeministri përçarës dhe shkelës i shtresave të ndryshme të shoqërisë. Ka rrezik që edhe në rast të luftës, ty nuk të besojnë ata që do të luftojnë”, ka shkruar Klinaku.

Ai ka kërkuar nga Kurti që të të lëshojë rrugë e të zgjedhe një kryeministër i unitetit.

“Lësho rrugë e të zgjedhet një kryeministër i unitetit, e pastaj e sheh ti se a frikësohet Serbia”, ka thënë tutje Klinaku.