BE reagon për protestat e studentëve: Dh*na nuk ka vend në demokraci, nevojitet dialog konstruktiv

BE reagon për protestat e studentëve: Dh*na nuk ka vend në demokraci, nevojitet dialog konstruktiv

Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar për protestat e studentëve dhe nxënësve.

Në reagim, thuhet se liria e shprehjes është themelore.

Delegacioni i Bashkimit Europian shprehet se duhet dialog konstruktiv mes të gjitha palëve.

Reagimi i delegacionit të BE-së në Tiranë:

Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private.

U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune.

Dhuna nuk ka vend në demokraci.

Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.