PD refuzoi ftesën e Begajt për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve vendore, Balla: Uroj t’i thërrasin arsyes

PD refuzoi ftesën e Begajt për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve vendore, Balla: Uroj t’i thërrasin arsyes

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, konfirmoi pjesëmarrjen e PS-së në konsultimet me Presidentin Bajram Begaj, për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Përmes një postimi në Facebook, Balla komentoi edhe qëndrimin e Partisë Demokratike, të shprehur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili e cilësoi ftesën e Presidentit si një “teatër politik”.

Balla theksoi se konsultimi me partitë politike për datën e zgjedhjeve është një procedurë e ndjekur edhe nga presidentët e mëparshëm, ndërsa i bëri thirrje opozitës të marrë pjesë në procesin zgjedhor.

“Çdo President i Republikës ka bërë të njëjtën procedurë, duke ftuar partitë politike për konsultimin e datës së zgjedhjeve. Por sot ‘depoja e molotovëve’-SHQUP qenka shprehur kundër kësaj tradite. Uroj që t’i thërrasin arsyes dhe të marrin pjesë në ZGJEDHJET VENDORE diku mes 15 Prill – 15 Majit 2027. Të kundërtën e kanë provuar në forma të ndryshme me bojkot, me vulë, pa vulë etj”, shkruan Balla.

Konsultimet mes Presidentit dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare pritet të paraprijnë dekretimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027, në përputhje me afatet ligjore.

The post PD refuzoi ftesën e Begajt për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve vendore, Balla: Uroj t’i thërrasin arsyes appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.