Revoltat, Lutfi Dervishi: A e keni pyetur ndonjëherë veten, kush e ka vënë interesin personal mbi interesin e Shqipërisë?!

Analisti dhe gazetari i njohur Lutfi Dervishi ka reaguar ndaj zërave kritikë të revoltës së studentëve, të cilët kanë dalë në protesta për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
Lutfi DervishiPërmes një qëndrimi ironik, Dervishi ka vënë në pikëpyetje shqetësimin e atyre që flasin për fatin e Shqipërisë, duke ngritur një pyetje që prek drejtpërdrejt raportin mes interesit personal dhe atij kombëtar.
Reagimi i tij lexohet edhe si një thumbim ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qëndrimeve të tij lidhur me protestat studentore.
“Këta që shqetësohen kaq shumë për fatin e Shqipërisë, a e kanë pyetur ndonjëherë veten se kush e ka vënë interesin personal mbi interesin e vendit?”, shprehet Dervishi.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



