Rinumërimi, Paris Guri parakalon me vota Arben Gashin

Rinumërimi, Paris Guri parakalon me vota Arben Gashin

Dy deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës iu janë ndryshuar votat, pas rinumërimit.

Në të dhënat e fundit, figuron se Paris Guri ka tejkaluar me vota Arben Gashin.

Nga rezultatet zgjedhore pas rinumërimit, Guri ka 12,993 vota, teksa Gashi ka 12,768 sosh.

Kujtojmë se procesi i rinumërimit është duke vijuar dhe këto rezultate nuk janë përfundimtare.