Risi nga Instagram, prindërit njoftohen për fëmijët që kërkojnë përmbajtje vetëflijuese

Risi nga Instagram, prindërit njoftohen për fëmijët që kërkojnë përmbajtje vetëflijuese

Kompania Meta ka njoftuar se prindërit që përdorin mjetet e mbikëqyrjes prindërore në Instagram do të marrin njoftime nëse fëmijët e tyre kërkojnë shpesh përmbajtje që lidhet me vetëvrasjen apo vetëlëndimin.

Masat do të zbatohen fillimisht në SHBA, Britani, Australi dhe Kanada, përpara se të shtrihen në vendet e tjera.

Organizata bamirëse Molly Rose Foundation e ka kritikuar ashpër këtë vendim, duke paralajmëruar se ai “mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë”. Drejtori i saj, Andy Burrows, tha se prindërit mund të alarmohen pa qenë të përgatitur për biseda kaq të ndjeshme me fëmijët. Fondacioni u krijua pas vdekjes së adoleshentes Molly Russell, e cila u vetëvranë vitin 2017 pasi ishte ekspozuar ndaj përmbajtjeve të rrezikshme në rrjetet sociale.