RMV, hetim për vrasjen e dyfishtë në Kratovë

Prokuroria Themelore Publike Kumanovë solli Urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër banores 36-vjeçare nga Kratova, e dyshuar se ka kryer vepër penale – Vrasje nga nenu 123 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 pika 2 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk. Prokuroria Publike sot kumtoi se gjatë ushtrimit të dhunës familjare dje e dyshuara qëllimisht […]

RMV, hetim për vrasjen e dyfishtë në Kratovë

Prokuroria Themelore Publike Kumanovë solli Urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër banores 36-vjeçare nga Kratova, e dyshuar se ka kryer vepër penale – Vrasje nga nenu 123 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 pika 2 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk.

Prokuroria Publike sot kumtoi se gjatë ushtrimit të dhunës familjare dje e dyshuara qëllimisht e ka privuar nga jeta bashkëshortin dhe vjehrrin. Pas grindjes paraprake verbale, bashkëshorti fizikisht e ka sulmuar të dyshuarën, duke e goditur me grushta në kokë dhe trup, ndërsa pastaj me duar e ka kapur për fyti dhe ka filluar ta ngulfasë. Ajo ka arritur të largohet dhe nga kuzhina ka marrë thikë kuzhine me të cilin fillimisht e ka goditur bashkëshorti, ndërsa pastaj edhe babin e tij. Nga lëndimet, ata kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Me propozim të prokurorit publik, gjykatësi i procedurës paraprake të dyshuarës i ka caktuar paraburgim 30-ditor.

LEXO:Një grua në Kratovë vrau burrin dhe vjehrrin e saj