Rritje pagash për policinë e Shtetit, Malaj zbulon se cila kategori do të përfitojë

Rritje pagash për policinë e Shtetit, Malaj zbulon se cila kategori do të përfitojë

Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë prezantimit të buxhetit është ndalur edhe te dy sektorë të rëndësishëm si shëndetësia dhe siguria publike. Ai theksoi se buxheti garanton fonde shtesë si për përmirësimin e shërbimeve mjekësore, ashtu edhe për vlerësimin financiar të punonjësve të rendit.

Për sektorin e rendit dhe sigurisë publike Malaj tha se janë parashikuar gjithsej 36.7 miliardë lekë, ku 3.3 miliardë lekë përbëjnë shtesën e dedikuar posaçërisht për rritjen e pagave të efektivëve të Policisë së Shtetit.

“Masat kryesore që përfshihen këtu është 1 miliard lekë shtesë financim për barnat dhe pajisjet mjekësore në mbështetje të shërbimeve spitalore të kujdesit shëndetësor parësor e dytësor. Trajtimi me receta të rimbursueshme për rreth 400.000 pacientë si dhe rehabilitimi dhe ndërtimi i 20 spitaleve në vend. Këto fonde synojnë të përmirësojnë ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe të mbështesin qytetarët përmes furnizimit me barna, pajisje mjekësore dhe investime në infrastrukturën spitalore.

Siguria dhe rendi mbeten një pjesë e rëndësishme e prioriteteve tona. Për këtë qëllim, buxheti parashikon financimin e nevojshëm për këtë sektor si dhe mbështetjen shtesë për punonjësit e policisë së shtetit. Financimi parashikohet në masën 36.7 miliard lekë për rendin ku 3.3 miliard lekë janë shtesë në buxhet për pagat e punonjësve të policisë së shtetit.

Përfitojnë 8500 punonjës me gradën inspektor, të cilëve u rritet paga bazë me 20 mijë lekë të reja nga 73 mijë në 93 mijë. E theksoj, shtesa është mbi pagën bazë. Kategoritë e tjera, pra gradat e tjera do të përfitojnë një shtesë page nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë. në varësi të gradave që ata kanë”, tha ai.

Projektbuxheti 2027, ministri Malaj: Mbi 10 miliardë lekë shpenzime publike! Do të dyfishohet bonusi i pensionistëve

The post Rritje pagash për policinë e Shtetit, Malaj zbulon se cila kategori do të përfitojë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.