5 orë rrugë në këmbë, prek me postimin nëna e mësuesit Alban Bejleri

5 orë rrugë në këmbë, prek me postimin nëna e mësuesit Alban Bejleri

Nëna e mësuesit Alban Bejleri, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë dhimbjen që po përjeton familja pas largimit të tij nga jeta.

Ajo shprehet se Albani ka punuar për  vite si mësues në fshatra të largët të Maliqit, pavarësisht se vuante nga diabeti dhe tensioni.

Sipas postimit të nënës së tij, mësuesi bënte çdo ditë më shumë se 5 orë rrugë në këmbë për të qenë pranë nxënësve të tij.

Ka qenë pikërisht kjo histori dhe ky përkushtim i mësuesit 52-vjeçar që ka marr vëmendje edhe në media e rrjete sociale.

Mësuesi Alban Bejleri ka lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë të mitur.