BE: Rusia kaloi një tjetër vijë me rrëzimin e dronit në Rumani

BE: Rusia kaloi një tjetër vijë me rrëzimin e dronit në Rumani

BE dënon rrëzimin e dronit rus në Rumani: Rusia kaloi një tjetër vijë

Bashkimi Evropian ka reaguar ashpër ndaj Rusisë pasi një dron u rrëzua mbi një pallat banimi në Rumani, duke lënë të plagosur dy persona. Sipas autoriteteve rumune, nuk raportohet për viktima, ndërsa zjarri i shkaktuar nga përplasja është vënë nën kontroll, raporton A2CNN.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se “lufta agresive e Rusisë ka kaluar edhe një vijë tjetër”, ndërsa NATO dënoi atë që e cilësoi si “sjellje të papërgjegjshme të Rusisë”.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, theksoi se rrëzimi i dronit përfaqëson një “shkelje flagrante dhe serioze të sovranitetit të Rumanisë dhe hapësirës ajrore evropiane”.

Moskës nuk mund t’i lejohet të shkelë hapësirën ajrore evropiane pa u ndëshkuar. Ministrat e jashtëm të BE-së dje u zotuan të shtojnë presionin mbi Rusinë, të rrisin mbështetjen për Ukrainën dhe të investojnë në gatishmërinë mbrojtëse të vetë Evropës“, shton ajo.

Rumania, e cila kufizohet me Ukrainën, është anëtare e NATO-s dhe ky nuk është incidenti i parë që territori i një shteti anëtar preket nga dronë rusë apo ukrainas që nga nisja e luftës në vitin 2022.

Presidenti rumun Nicusor Dan e përshkroi incidentin si “më seriozin që ka prekur territorin rumun që prej fillimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës”.

Me pak fjalë

Incidenti i rrëzimit të dronit rus në Rumani ka nxitur reagime të ashpra nga BE dhe NATO, duke e cilësuar atë si një shkelje të hapësirës ajrore evropiane. Autoritetet rumune kanë njoftuar se nuk ka viktima, por incidenti është parë si një provokim i rëndë që kërkon ndëshkim ndaj Rusisë.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: opinion.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.