Samiti i Paqes për Ukrainën, takimet që i zhvilloi dje Osmani në Zvicër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Zvicër, atje ku po mbahet Samiti i Paqes për Ukrainën. Osmani në kuadër të këtij Samiti është takuar me liderë të ndryshëm evropianë. Ajo paraprakisht është pritur nga presidentja e Zvicërs, Viola Amherd dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Përmes një postimi në rrjetin social, X, Osmani […]
![Samiti i Paqes për Ukrainën, takimet që i zhvilloi dje Osmani në Zvicër](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/654613-samiti-i-paqes-per-ukrainen-takimet-qe-i-zhvilloi-dje-osmani-ne-zvicer.png)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Zvicër, atje ku po mbahet Samiti i Paqes për Ukrainën.
Osmani në kuadër të këtij Samiti është takuar me liderë të ndryshëm evropianë.
Ajo paraprakisht është pritur nga presidentja e Zvicërs, Viola Amherd dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Përmes një postimi në rrjetin social, X, Osmani potencoi se në Samitin e Paqes janë të përkushtuar për të mbështetur lirinë e Ukrainës.
“Në Zvicër, me Presidenten zvicerane, Viola Amherd, presidentin ukrainas, Zelensky dhe liderë të tjerë nga e gjithë bota. Në jemi këtu për të përkushtuar mbështetjen tonë për lirinë e Ukrainës”, shkroi Osmani në X.
Më pas është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris.
Osmani ka thënë se zëvendëspresidentes Harris i përcolli mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë tonë të përjetshme.
“Me Zëvendës Presidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris. I përcolla mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë tonë të përjetshme!”, ka thënë ajo.