SHBA përdor veton përsëri kundër rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gazë
Shtetet e Bashkuara e përdorën veton përsëri kundër një draft-rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila do të kishte kërkuar armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm në Rripin e Gazës, si dhe do t’i kërkonte Izraelit t’i hiqte të gjitha kufizimet për dërgimin e ndihmave në enklavën palestineze. Teksti, i hartuar [...]Read More...

Shtetet e Bashkuara e përdorën veton përsëri kundër një draft-rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila do të kishte kërkuar armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm në Rripin e Gazës, si dhe do t’i kërkonte Izraelit t’i hiqte të gjitha kufizimet për dërgimin e ndihmave në enklavën palestineze.
Teksti, i hartuar nga 10 anëtarët e zgjedhur të këshillit me 15 vende, do të kishte kërkuar gjithashtu lirimin e menjëhershëm, me dinjitet dhe pa kushte të të gjitha pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe grupe të tjera në Gazë.
Zëvendësja e të dërguarit të posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme, Morgan Ortagus, tha se teksti nuk ishte i mjaftueshëm në dënimin e Hamasit dhe nuk e njihte të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.
Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe Bashkimi Evropian.
Draft-rezoluta i mori 14 vota për gjatë votimit të enjten vonë.