Shefi i Urgjencës së Traumës: Nuk ka humbje jete apo pacientë të intubuar

Shefi i Urgjencës së Traumës: Nuk ka humbje jete apo pacientë të intubuar

Disa qytetarë të lënduar gjatë protestës së 13 tetorit në Tiranë kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Shefi i Urgjencës, Agustin Suma, deklaroi se shumica e pacientëve kishin dëmtime të lehta. Ne nje komunikim me mediat ai tha rasti më i rëndë është një 19-vjeçar me frakturë të kërcirit të djathtë, i cili ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe do të shtrohet në pavionin e ortopedisë.

“Kryesisht kanë qenë me dëmtime të lehta. Rasti i fundit ishte me një frakturë të kërcirit të djathtë. Ritheksoj që nuk ka asnjë pacient të intubuar apo humbje jete. Djali me këmbën e thyer do të shtrohet në pavionin e ortopedisë. Djali është në gjendje të stabilizuar. Gjendja e pacientëve është e stabilizuar”, tha mjeku Agustin Suma.

I pyetur nga gazetarët për efektivët e lënduar, ai bëri të ditur se shtatë punonjës policie ishin paraqitur për ndihmë mjekësore dhe se të gjithë ishin larguar nga spitali pas trajtimit.

Berisha dënon dhunën gjatë protestës në Tiranë: Le të bashkohemi nesër me studentët

The post Shefi i Urgjencës së Traumës: Nuk ka humbje jete apo pacientë të intubuar appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.